Serbët pamundësojnë konstituimin e institucioneve lokalë në Istog, ja cila është kërkesa e tyre…

Ka dështuar përfundimisht për ditën e sotme zgjedhja e kryesuesit në Istog. Pasi tre asambleistë serbë kërkuan një orë pauzë, të njëjtit nuk janë kthyer më duke bërë që të dështoi zgjedhja në mungesë të kuorumit.

Raportohet se tre asamblistë serbë po kërkojnë dy drejtoritë kryesore në Istog, atë të Bujqësisë dhe atë të Arsimit.

Votimi i raundit të tretë është shtyer për ditën e nesërme që përkon edhe me afatin e fundit për zgjedhjen e kryesuesit.

SHPËRNDAJE