Një serb në Kllokot, është arrestuar pasi siç thuhet në raportin e sotëm të policisë, ka rrahur gruan e tij dhe nënën.
Dyshohet se nënën e ka sulmuar dhe e ka përplasur në dysheme. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka kanë pranuar trajtim mjekësor. Kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje.
“I dyshuari përpos që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dyshohet se kishte sulmuar edhe nënën e tij duke e përplasur për dyshemeje”, njofton policia.
……………………………………………………………………………………………………………..
Video e dhimbshme: Kështu vriteshin shqiptarët që furnizonin me armë UÇK-në
……………………………………………………………………………………………………………..
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.