Serbia blen nga Kina fluturake të armatosura e pa pilotë

Ushtria e Serbisë vazhdon armatimin. Pas migëve 29 të Rusisë, Serbia ka vendosur të pajiset me fluturake kineze pa pilotë por të armatosura.

Kështu ka bërë sot me dije kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi para nisjes për një vizitë zyrtare në Kinë, përcjell “blic” i Beogradit.

“Mund të lavdërohem se për herë të parë nga Kina do të blihen fluturake të armatosura e pa pilot për ushtrinë tonë”, ka thënë ai.

Duke folur për rëndësinë e kësaj vizite, Vuçiqi ka përmendur se për herë të pestë do të takohet me kryetarin kinez Xi Jinping.

Në vazhdim ai ka theksuar se gjatë vizitës pret nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja ekonomike./Koha