Serbia dhe Rusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

A Russian army officer speaks with Russian army orthodox priest during the joint Russian-Serbian military exercises BARS (Brotherhood of Aviators of Russia and Serbia) at the military training ground Kovin, near Belgrade, on November 7, 2016. / AFP PHOTO / STRINGER

Gjatë katër ditëve të ardhshme pilotët rusë dhe serbë do të shkëmbejnë përvoja dhe njohuri në fushën e përdorimit luftarak të avionëve.

Pilotët e Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore të Serbisë dhe pilotët e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse filluan sot ushtrimin e tretë të përbashkët vjetor taktik “BARS 2017”.

Ky ushtrim është duke u mbajtur në aeroportin “Lipetsk-2” në të njëjtin qytet, rreth 500 kilometra në juglindje të Moskës.

Përveç skuadrës së fluturimit në BARS të këtij viti, po merr pjesë edhe grupi “Specnaz” nga Forcat e Armatosura Ajrore të OS të Federatës Ruse.

/

SHPËRNDAJE