Serbia dhuron 2 milionë euro donacion për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka folur në emër të shtetit të saj në konferencën e donatorëve në Bruksel, e fokusuar në ndihmat dhe donacionet për Shqipërinë e prekur nga tërmeti dhe procesin e rindërtimit.

Brnabic u shpreh se Serbia ka qenë krah Shqipërisë në momentin e tragjedisë dhe është e keqardhur për atë që ndodhiu më 26 nëntor. Brnabic tha se Serbia do t’i japë Shqipërisë 2 mln euro grante.

“Faleminderit, do doja t’ju thoja se Serbia është e keqardhur për tragjedinë që goditi Shqipërinë. Jemi përkrah Shqipërisë.

Pas tërmetit ne kemi dërguar 13 ekspertë për të ndihmuar Shqipërinë. Dhoma serbe e tregtisë nisi një fushatë për të mbledhur fonde, barna materiale ndërtimi etj.

Qeveria vendosi të japë 2 mln euro grante për Shqipërinë. Ju lutem pranojeni këtë grant nga Serbia si shenjë e miqësisë sonë dhe si një angazhim i bashkëpunimit tonë në të ardhmen.”-tha kryeministrja serbe.

SHPËRNDAJE