Serbia i ofron ndihmë Shqipërisë për përmbytjet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duket se nuk ka mëri ndaj shqiptarëve. Ai sonte i ka ofruar mbështetje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për përmbytjet që kanë përfshirë Shqipërinë Jugore, shkruajnë mediat serbe.

Vuçiq shprehur keqardhjen e tij për përmbytjet shkatërruese dhe dëmet e mëdha që shkaktuan të reshurat e shiut.

Shqipëria ka disa ditë që po përballet me vërshime, si pasojë e shirave të mëdha.

Janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

 

SHPËRNDAJE