Serbia investon 800 mijë euro për ndërtesa banimi në veri

Kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut, Aleksandër Spiriq, ka thënë se qeveria e Serbisë ka investuar 540 mijë euro për ndërtimin e dy objekteve banimi në “Lagjen e boshnjakëve”, 48.500 euro për rinovimin e dy kateve të para të objektit të ashtuquajtur “Ndërtesa e të vetmuarve”, si dhe 150 mijë euro për 4 njësi banimi që janë duke u ndërtuar në rrugën “Rudarska Ceta”

Qeveria e Serbisë ka vazhduar të investojë mjete të mëdha në ndërtimin e objekteve të larta të banimit në lagjet me popullsi të përzier, të cilët do të popullohen me serbë të Serbisë, por edhe me të zhvendosur nga Kosova, që jetojnë në pjesë të ndryshme të Serbisë dhe në veri të Kosovës.

Për ndërtimin e objekteve të banimit dhe për rinovimin e dy kateve të objektit të banimit të ashtuquajtur “Ndërtesa e të vetmuarve”, që është djegur para 10 ditëve, Qeveria e Serbisë ka investuar 800 mijë euro./ Zeri

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE