“Serbia kalon”

Deputet e opozitës nuk janë ndalur duke protestuar në mënyrë simbolike e kësisoj duke kërkuar që kryeministri i Kosovës Albin Kurti mos ta heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Brenda pak minutave deputetet e opozitës (AAK) kanë vendosur pankarta të ndryshme afër vendit ku ulet kryeministri në Kuvend, por edhe para foltores së Kuvendit.

“Serbia kalon” është njëra nga to që është vendosur pran ulëses së kryeministrit në sallë, përderisa në anën tjetër shkruan “ Nuk kalon”.