Serbia në panik: Ja si ankohet kryeministrja tek deputeti gjerman për Kosovën

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka biseduar në Beograd me zëvendës kryetarin e CDU në Bundestagun gjerman, Johan Vadeful.

Brnabiq ka thënë se Serbia është e gatshme të normalizojë raportet me Prishtinën, duke shtuar se zgjidhja përfundimtare duhet të sigurojë paqe dhe stabilitet për qytetarët e Kosovës.

Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e kryeministres serbe, Brnabiq ka thënë se ‘në fakt, Prishtina nuk po zbaton marrëbeshjet e arritura në Bruksel’

Vadeful, deputet gjerman nga koalicioni qeverisës atje, ka thënë se Gjermania e ka qëndrimin e qartë “që marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të implementohen’./Periskopi/

SHPËRNDAJE