Serbia publikon dokumente tronditëse për Kosovën. 5 shtete kanë tërhequr njohjen e shtetit tonë?

Serbia ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike për të zvogëluar numrin e njohjeve të shtetit të Kosovës. Ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic po pretendon se njohjen e pavarësisë së Kosovës e kanë tërhequr pesë shtete, falë angazhimit të tij.


Dacic më 27 qershor në një konferencë për media kishte thënë se njohjen e Kosovës e ka tërhequr edhe një shtet i madh, por të cilin nuk do ta bëjë publik deri në momentin kur të i vijë dokumenti zyrtar nga ky shtet.

Mediat serbe, sot kanë publikuar dokumente përmes të cilave mundohen të dëshmojnë se pesë shtete deri më tani kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Shteti i fundit që është tërhequr nga njohja e Kosovës, sipas Serbisë, është Liberia. Ndërsa katër vendet tjera, janë Surinaimi, Sao Tome dhe Principe, Guinea Bisau, dhe Burundi.

Për më tepër mediat serbe, duke dashur që të demantojnë ministrin e Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli, i cili po deklaron se homologu i tij Dacic po gënjen kur po thotë se këto shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës, kanë publikuar dokumente zyrtare, përmes të cilave pretendojnë të thonë se Dacic po e thotë të vërtetën.

1. Liberia

Rasti i fundit i tërheqjes së njohjes u bë pesëmbëdhjetë ditë më parë, kur sipas Serbisë, Liberia u tërhoq nga njohja e pavarësisë së Kosovës. Gbehzohngar Milton Findley, Ministër i Punëve të Jashtme të Liberisë raportohet t’i ketë dorëzuar Ivica Dacicit një letër ku e njofton se shteti i tij ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, për aq kohë sa të vazhdon dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

2. Suriname

Surinami sipas Serbisë, është vendi i parë në botë që ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, duke e bërë këtë në tetor të vitit të kaluar. Ivica Dacic, kishte deklaruar se për të ardhur deri te kjo, kishte kohë që negociohej me autoritetet e këtij shteti.

3. Sao Tome dhe Principe

Shumë shpejt pas Surinamit, shteti afrikan Sao Tome dhe Principe sipas Serbisë kishte anuluar njohjen e Kosovës, për shkak se vendimi i qeverisë së mëparshme të koalicionit të atij vendi për njohjen e Kosovës nuk ishte miratuar në Parlament. Presidenti i Sao Tome dhe Principe, Manuel Pinto da Costa, kishte vendosur të anulojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajmin se Guinea-Bissau kishte tërhequr njohjen e Kosovës, Serbia e kishte publikuar në fund të nëntorit të vitit të kaluar në një konferencë shtypi, ku ishin paraqitur Ivica Dacic dhe Umar Sisko Emba, Kryeministër i Guinea-Bissau.

5. Burundi

Në shkurt të këtij viti, Dacic njoftoi sërish edhe për një shtet që po tërhiqej nga njohja e pavarësisë së Kosovës.

Ivica Dacic kishte thënë se Burundi tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës, po e bënte për shkak se autoritetet e vendit kanë kuptuar se Kosova ishte një shtet i rremë, duke shtuar se ministria e tij do të vazhdojë aksionin diplomatik në vende të tjera që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, që t’i bind për ta ndjekur shembullin e Burundit. /gazetametro.net 

SHPËRNDAJE