Sergio Ramos shënon për Spanjën, feston me shqiponjë

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Spanja e Luis Enriques i ka treguar “dhëmbët” e pretendentes për të fituar Ligën e Kombeve, teksa në dy ndeshje në grupin e saj ka mposhtur duke treguar karakter dhe lojë të bukur, Anglinë e Gary Southgate dhe Kroacinë e kapitenit të “artë” Luka Modriç.

Pikërisht Ballkanasit janë shkatërruar nga “La Roja” në stadiumin e Elche, teksa demat kanë shënuar plot 6 herë në portën e Kalinic.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Në minutën e ’57 për Spanjën ka shënuar një gol të bukur me kokë edhe kapiteni Sergio Ramos, i cili është kujdesur që festimi i golit të mbahet mend jo nga spanjollët, por nga shqiptarët, pasi i ka treguar kamerës shqiponjën dykrenare.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE