Sërish mbi një mijë gjoba për shkelësit e rregullave në trafik

Policia e Kosovës ka filluar me dhënien e gjobave për të gjithë ngasësit e automjeteve e që nuk kanë përfillur rregullat në trafik, transmeton IndeksOnline.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba, përkatësisht 1 mijë e 394.

Policia tutje në statistikat e përgjithshme ka njoftuar se janë arrestuar 21 persona, e prej tyre 15 në mbajtje.