Shala i uron ditëlindjen Veselit: Lirohu nga banditët dhe të korruptuarit, çliroje veten dhe PDK-në

Një dashamirë dhe mbështëtës i Liderit të PDK-së, i ka uruar më ndryshe sot ditëlindjen kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ish ushtari i UÇK-së dhe aktivisti i PDK-së nga Skenderaj, Ramiz Shala, duke i uruar jëtë të gjatë liderit të PDK-së Kadri Veseli, ka kërkuar që ai të lirohet, siç është shprehur ai nga bandat dhe banditët që e rrethojnë dhe shoqërojnë.

“Urime u bëfsh 100 vjeç, me urimin që të lirohësh tërsisht nga “BANDAT” dhe “BANDITËT” që të rrethojnë, nga të “KORRUPTUARIT” që të shoqërojnë. Te dy keto kategori janë barriera kryesore e stopimit të sukseseve tuaj qe une shumë i deshiroj. Çlirohu ti dhe çliroje PDK-në nga ta”, ka shkruar Shala ndër tjera në llogarinë e tij në facebook, përcjell Gazeta Online Veriu.info.

Ky është postimi i plotë i Ramiz Shalës

Sot paska ditlindjen lideri i PDK-së
z. KADRI VESELI.
Urime u bëfsh 100 vjeç, me urimin që të lirohësh tërsisht nga “BANDAT” dhe “BANDITËT” që të rrethojnë, nga të “KORRUPTUARIT” që të shoqërojnë.

Te dy keto kategori janë barriera kryesore e stopimit të sukseseve tuaj qe une shumë i deshiroj.
Çlirohu ti dhe çliroje PDK-në nga ta.
Me këtë çlirim i mundeson qytetarit të t’besoj ty dhe vizjonit tuaj për shtetndertim.

Unë në të njëjten datë pas një viti do’t deshiroja që ti me fakte i tregon popullit që je çlirua nga “BANDAT” dhe “BANDITËT” je çlirue nga të “KORRUPTUARIT”

Se suksesi yt buron bash nga POPULLI

Se programi dhe vizioni yt është i ndertuar për mirëqenje të POPULLIT.
Dhe se kariera jote politike është krijuar nga popullit, në fuksion të popullit dhe angazhimit yt e besimi qytetar të shendrrohet në mirëqenje të gjithëmbarshme të popullit.

Ramiz R. Shala
31/05/2020

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE