Shala: Le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet vendore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë hapjen e Ditës Ndërkombëtare të Standardizimit, ku është bërë edhe zbulimi i logos së re të Agjencisë Kosovare të Standardizimit.

Mesazhi i ministrit Shala për këtë ditë ka qenë, që të krijohet besimi në produktet vendore, sepse sipas tij, shumica nga to po shërbehen me standarde SK.

Ministri ka treguar se e ka prioritet fuqizimit e standardeve, duke nënshkruar edhe udhëzimin administrativ për logon e re.

“Dje nënshkrova Udhëzimin Administrativ për Logon e Agjencisë së Standardeve, si dokument që vendosë rregullat për përdorimin e kësaj embleme të Agjencisë, dhe simbol identifikimi për Organin Standardizues të Kosovës. Ky Udhëzim në formë simbolike paraqet hartën e Kosovës, në dy romba (katror n’cep) si ekuivalencë figurash, sikur vet standardet që tregojnë një model se si të prodhohet një produkt”, ka thënë Shala.

Ministri e ka quajtur probleme politike mos përfshirjen e certifikimit në Agjencinë e Standardizimit.

“Një sfidë për të gjithë ne mbetet mos përfshirja e certifikimit në Agjencinë e Standardizimit, me ç’rast standardizimi kosovar do të bëhej më i fuqishëm, më suportues, dhe standardet kosovare, me bazë evropiane SK -EN do të implementoheshin në shkallë më të lartë”.

Ministri ka kërkuar që të rritet besimi në produktet vendore, duke shtuar se do ta mbështes AKS-në që standardet të implementohen në shkallën më të lartë.

“Unë kam kërkuar nga drejtuesit e AKS-së që Ligjin e ri për standardizimit ta plotësojnë edhe me Udhëzime Administrative për certifikimin, që standardet të implementohen në shkallë të dëshiruar. Unë do ta mbështesim AKS-në në ngritjen e një Sektori të certifikimit, që ky shërbim të ofrohet nga institucionet tona, le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet tona vendore, ngase shumica e tyre tashmë po shërbehen me standardet SK. Raportet e AKS-së na tregojnë që shitja e standardeve çdo vit është në rritje, kështu që ne dëshirojmë të besojmë që Kosova po bëhet më konkurruese me produktet
dhe shërbimet e veta”, ka thënë Shala.

Ministri ka falënderuar edhe projektin FMG, që po e ndihmon AKS-në për anëtarësimet në mekanizma ndërkombëtar.

“Po ashtu dua ta falënderoj projektin e BE-së për Qarkullimin e Lirë të Mallrave i cili po mbështetë fuqishëm katër shtyllat e Infrastrukturës së cilësisë që operojnë brenda MTI, nga të cilat standardizimi është bazamenti i kësaj infrastrukture”, ka thënë Ministri Shala.

SHPËRNDAJE