Kandidanti për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se kjo parti do të përmirësojë të gjitha gabimet që sipas tij kanë bërë qeveritë e kaluara.
Shala, është shprehur se këtë do të arrijnë për shkak se PDK ka ofruar programin më të mirë qeverisës.
“Ne ofrojmë programin më të mirë elektoral, ai i kategorizon të kaluaren dhe të tashmen, gjithashtu i subvencionon qabimet e bëra nga qeveritë e kaluara, ofrojmë programin më të mirë të mundëshëm e atë e ka në dorë publiku, ofrojmë edhe listen kandiduese më të mirë”, ka deklaruar Shala në RTK.
Gjithashtu ai është shprehur se programi që ka prezentuar PDK është ekonomik, social dhe zhvillimor.