Shala: Selim Bujupi sot është njëri nga heronjtë e gjallë të Kosovës

Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala ka takuar Selim Bujupin, njërin prej heronjve të heshtur të Kosovës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

“Me Selim Bujupin – njërin prej heronjve të heshtur të Kosovës. Selim Bujupi është njeri prej luftëtarëve të njësitit “Pëllumbi” që vuajti shumë, sepse pati fatin të marrë shumë plagë në trup”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë:

Me Selim Bujupin – njërin prej heronjve të heshtur të Kosovës. Selim Bujupi është njeri prej luftëtarëve të njësitit “Pëllumbi” që vuajti shumë, sepse pati fatin të marrë shumë plagë në trup.

Por, pavarësisht vuajtjeve, Selimi kurrë nuk u ligështu, gjithmonë na dha zemër për ta vazhduar luftën deri në fund.Plagët e Selimit kullojnë ende, por si gjithmonë, atij më shumë i dhembin plagët e shpirtit se sa të trupit.

Selim Bujupi sot është njëri nga heronjtë e gjallë të Kosovës, të cilët në heshtje po e vuajnë padrejtësinë që po i bëhet luftës së UÇK-së, me burgje e gjyqe pafund.