Shala sqaron pse i dha votën Qeverisë Hoti: Thaçit e Haradinajt edhe djalin me ma lypë, ua kisha dhënë

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka thënë se ka dëgjuar këshillat e Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, pasi që ata kanë qenë miqtë e tij më të mirë gjatë kohës së luftës.

Kështu deklaroi ai në T7, ku ndër të tjera deklaroi se atyre do t’ua jepte edhe të birin, nëse ia kërkonin.

“Iu thash ju dy edhe djalin me ma lypë, ua kisha dhanë. Vota ime është për dy persona, për juve dyve, jo për Qeverinë Hoti. Ata kanë qenë miqtë e mi ma të mirë, këshillat ma të mira ata mi kanë dhënë.”, tha ai, shkruan Gazeta Metro.

Tutje, Shala ka shtuar se ka votuar për Qeverinë Hoti edhe për shkak se qeverisja e kaluar ka qenë kundër UÇK’së.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka votuar dje pro qeverisë së re më 61 vota, ku tashmë në vend do të qeverisë koalicioni LDK-AAK-Nisma në krye me Avdullah Hotin.

Kjo është përbërja e Qeverisë Hoti:

LDK ka shtatë ministra dhe një zëvendëskryeministër

Avdullah Hoti-kryeministër

Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër;

Hykemte Bajrami – Ministre e Financave;

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes;

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme;

Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit;

Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë;

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Nga AAK janë:

Besnik Tahiri- Zëvendëskryeministër i parë

Meliza Haradinaj- Ministre e Punëve të Jashtme

Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë,

Blerim Kuçi- Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Ramë Lika- Ministër i Arsimit

Nga Nisma Socialdemokrate:

Albulena Balaj-Zëvendëskryeministre

Skënder Reçica-Ministër i Punës

Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Nga minoritetet:

Goran Rakiq-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal

Dalibor Jevtic- Ministër i Kthimit dhe Komunitetit

Enis Kervan-Ministër i Zhvillimit Rajonal.

SHPËRNDAJE