Shala u kundërpërgjigjet Serbisë e Bosnjës

Kërkesat Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës në drejtim të Komitetit të Përbashkët të themeluar në kuadrin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për tërheqjen e masës së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të këtyre dy vendeve, kanë hasur në kundërshtinë e Institucioneve të Republikës së Kosovësm, shrkruan Gazeta Blic.

Në disa dokumente të cilat Gazeta Blic i posedon, shihet qartë se Serbia dhe Bosnje Hercegovina kërkojnë nga CEFTA tërheqjen e masës së taksës nga Kosova. Mirëpo, referimi që këto dy vende i kanë bërë Republikës së Kosovës gjatë kërkesave për konsultime, ka bërë që të mos marrin edhe pëlqimin e Kosovës.

E gjithë kjo pasi Serbia dhe Bosnje Hercegovina iu kanë referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.

Madje në fillim të kërkesës së tyre drejtuar CEFTA-së, Serbia kërkon konsultime dypalëshe me Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në emër të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Serbisë kërkon konsultime brenda dhe nën mbikëqyrjen e Komitetit të Përbashkët të themeluar në kuadrin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (në tekstin e mëtejmë CEFTA), me “Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë” UNMIK “), duke vepruar në emër të Kosovës* dhe me Kosovën* në pajtim me nenin 42 paragrafi 2 të CEFTA lidhur me masat e caktuara tarifore dhe kufizimet e importimit që Kosova* ka vendosur kohët e fundit për mallra të caktuara me vlerë të llogaritur tregtare afërsisht 400 milionë euro me origjinë nga, në veçanti, Republika e Serbisë, si dhe Bosnja dhe Hercegovina” thuhet në letrën e Sebisë drejtuar CEFTA-së.

Ngjashëm me këtë ka vepruar edhe Bosnje e Hercegovina. Ajo në kërkesën e saj drejtuar CEFTA-së ka shkruar se kjo kërkesë për konsultime ka të bëjë me çdo modifikim, zëvendësim ose ndryshim të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

“Bosnja dhe Hercegovina me këtë rast kërkon konsultime brenda dhe nën ombrellën e Komitetit të Përbashkët të themeluar në kuadrin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (në tekstin e mëtejmë CEFTA 2006), me Kosovën * 1, në përputhje me nenin 42 paragrafi 2 të CEFTA 2006, masat tarifore dhe kufizimet ndaj importeve që Kosova * ka imponuar mbi produktet me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Serbisë” thuhet në kërkesën e Bosnje Hercegovinës.

Lidhur me këtë, pas ftesës që, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i është bërë nga nga Drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s më 28 nëntor 2018 dhe 04 dhjetor 2018, ku Serbia dhe Bosnja Hercegovina përmes Sekretariatit të CEFTA-s kërkojnë një konsultim dypalësh me Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në emër të Kosovës, ministri i kësaj ministrie, Endrit Shala ka dhënë edhe përgjigjen e tij.

Ai ka thënë se ky institucion duhet informuar dy vendet në fjalë se UNMIK nuk është institucioni që ka vendosur masat, dhe se këto kërkesa janë të pa vlefshme për Republikën e Kosovës.

“Ju lutemi informoni me respekt përfaqësuesit e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës se UNMIK-u nuk ka miratuar vendimin mbi masën tarifore për importin e mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Republika e Kosovës gjatë marrjes së këtij vendimi i është drejtuar Kushtetutës, e cila parasheh që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i paprekur, i patjetërsueshëm, i pandashëm dhe i mbrojtur me të gjitha mjetet e parashikuara në këtë Kushtetutë dhe në ligj [Neni 2 (2) , theksi u shtua]. Si e tillë, këto kërkesa, nga perspektiva e Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë të pavlefshme, të pavlefshme” thuhet në përgjigjen e ministrit shala drejtuar CEFTA-së.

Sipas kësaj përgjigjeje, kërkesa e vetme që do të merret si bazë do të jetë vetëm atëherë kur Serbia dhe Bosnje e Hercegovina do t’i referohen Kosovës si Republika e Kosovës.

“Kështu, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, derisa kërkesat nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina janë drejtuar duke përdorur emrin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe / ose formulimin e saktë të emërtimit të Kosovës, nuk do ta konsideronim letrën si të mjaftueshme për të vepruar mbi të. Kështu që është vendim i Qeverisë së Kosovës që kushtet për fillimin e konsultimeve për të arritur në një zgjidhje të pranueshme përgjithësisht nuk janë përmbushur sipas Nenit 42 (2) të Marrëveshjes CEFTA kështu që situata nuk përputhet me mjetet e mëtejshme juridike sipas Marrëveshjes” thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE