‘Shaulinat’ e ‘stërrpikin’ fort n’Kosovë Show, lëshojnë ‘bombën’

Sonte në emisionin n’Kosovë Show, të ftuar janë reperët kosovar që tani po bëjnë nam me videot e tyre. Ata thanë se çdo gjë që bëjnë kohës së fundit janë vetëm pjesë e repit dhe kurrësesi personale me askënd.

Ata thanë se për momentin janë reperët numër një në vend dhe janë dy qind vjet para të tjerëve.

Nuk munguan as thumbat në drejtim të reperëve të tjerë. ‘Shaulinat’ siç thanë ata do të vazhdojnë të i ‘stërrpikun’ çdo reper që është në Kosovë dhe ata në Shqipëri.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Përveq tyre, mysafir të tjerë n’Kosovë Show ishin edhe Aferdita Demaku dhe vajza e saj.

 

SHPËRNDAJE