ShBA e përsërit edhe në OKB: Të hiqet tarifa ndaj produkteve serbe

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Jonathan Cohen ka thënë se duhet të përmisohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shprehur besimin e tij se një marrëveshje do të arrihet gjatë këtij viti.

Sipas tij, heqja e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovines do të përmisonte raporte dukshëm me këto shtete.

“Ne te gjithë i mirënjohim faktet se UNMIK-u ka përmbushë obligimin e vetë dhe përmes ekipit të Kombeve të Bashkuara mund të bëhet punë tjetër por jo përmes UNMIK-ut.

Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse në vitin 2019, ata duhet të jenë në përputhje me të gjitha prioritetet e tyre, duhet të bëjnë hapa përpara.

Anulimi i tarifave për Serbinë dhe Bosnjën, normalizimi i marrëdhënjieve duhet të jetë priopritet tek të gjitha shtetet”, ka thënë ai. 

SHPËRNDAJE