Shefi i EULEX-it përshëndet këmbimin e letrave Thaçi-Borrell

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark e ka përshëndetur këmbimin e letrave midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell për vazhdimin e mandatit të këtij misioni të BE-së.

“E mirëpres që Hashim Thaçi dhe Josep Borrell, përmes një shkëmbimi letrash, janë pajtuar për një zgjatje njëvjeçare të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, shkaku i COVID-19.

Mbesim tërësisht të përkushtuar për partneritetin tonë për drejtësi, me të gjithë homologët tanë në Kosovë, në këtë periudhë kritike”, ka shkruar ai në Twitter.

SHPËRNDAJE