Shefi i kabinetit të Kurtit lëshon akuza të ashpra ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses

Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin që mandaton Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Dalipi ka thënë se me këtë vendim po sulmohet rendi demokratik në Kosovë.

Madje, ai nuk ka hezituar ta quaj as “standard të dyfishtë” vendimin e Kushtetueses duke thënë se është shkelur edhe vullneti i popullit.

“Rendi demokratik në Kosovë nën sulm. Standard i dyfishtë nga një grusht njerëzish qëllimkeq duke përmbysur vullnetin e lirë të një populli. #DuamZgjedhje”, ka shkuar Dalipi.

SHPËRNDAJE