Shembull në Kosovë, në këtë komunë bëhen bashkë gjithë kundërkandidatët

Bashkim Ramosaj ka 10 ditë që ka filluar dhe zyrtarisht punën e tij si kryetar i komunës së Deçanit, pasi u zgjodh i pari në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale.

Megjithatë, ajo që ka ndodhur sot është ndoshta për t’u befasuar në Kosovë.

Të gjithë kundër-kandidatët e tij nga partitë e tjera janë bashkuar dhe i kanë shkuar atij për vizitë në zyrën e tij në Kuvendin Komunal.

Këtë e bëri të ditur vet Ramosaj i cili tha se ndihej i nderuar për këtë vizitë, gjatë të cilës ia uruar fitoren dhe detyrën e re si kryetar komune.

Sigurisht, që kjo është një shembull për të gjithë në Kosovë dhe një rrugë e drejt për bashkëpunim edhe pse kandidatët e tjerë kanë humbur postin e të parit të komunës,  transmeton Indeksonline.

 Ky është postimi i tij:

Sot më nderuan me vizitë ish kandidatët për Kryetar :

z.Mal Lokaj-LDK,

z.Zekë Sinanaj-VV,

z.Blerand Kadrijaj-PDK,

z.Shkodran Imeraj-NISMA, të cilët më uruan për fitorën dhe detyrën e re si Kryetar i Komunës.

Duke i falenderuar për fushatën dinjitoze që kemi realizuar, shpreha vullnetin tim për bashkëpunim në zhvillimin e qytetit tonë

BR

SHPËRNDAJE