Zlatan Ibrahimovic realizoi tripletën e parë në MLS, duke e frymëzuar skuadrën e vet LA Galaxy të barazojë tri herë rezultatin, për ta mposhtur në fund Orlando Cityn 4-3 në një ndeshje drithëruese.
Ish-sulmuesi i Manchester United ishte heroi i mbrëmjes në “Stubhub Center”, duke shënuar tri gola në pjesën e dytë në fitoren e Galaxy, skuadër e cila tani ka plot nëntë ndeshje pa humbje në ligë.
Ibra i shënoi dy golat e barazimit në minutat 47-të, 67-të dhe atë të fitores në minutën e 71-të.
Në 17 paraqitje deri tani në MLS, suedezi i ka shënuar plot 15 gola.
LA Galaxy tani ka vetëm një pikë më pak se vendi i dytë, Los Angeles FC dhe shtatë pikë më pak se lideri Dallas.