Sherifi- Veselit: Thaçi po i quan “rrenca”, “manipulues” e “mashtrues” ata që po e kundërshtojnë: Ta shohim si do të veprojë në rastin tuaj!

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi përmes një shkrimi në “Facebook”, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili deklaroi se ideja për “korrigjimin” e kufijve nuk është e Thaçit por e Serbisë e Rusisë, shkruan Gazeta Blic. 

Sherifi i ka bërë me dije Veseli se Thaçi po insiston që kjo ide është e tija dhe se është për të mirën e këtij vendi. Madje ai ka shkruar se Presidenti po i quan “shpifës” e “mashtrues” e “rrenca” personat që po e kundërshtojnë idenë e tij.

Ta shohim si do të veprojë në rastin tuaj”, ka shkruar Sherifi duke iu referuar deklaratës së Veselit se kjo ide nuk është e presidentit por Serbisë e Rusisë. 

Shkrimi i plotë i Sherifit: 

Zoti Veseli,

Të gjithë në Kosovë, i madh e i vogël, janë duke i thënë Hashim Thaçit që ideja për ndryshimin e kufijve nuk është e tij por e Serbisë dhe Rusisë. Përkundër kësaj, ai vazhdon të këmbëngulë se gjoja kjo ide na qenkësha e tij! Arsyet e këtij insistimi i di vetëm Hashim Thaçi.

Zoti Veseli,

Përveç teje, kushdo qoftë që ka marrë guximin t’ia kujtojë z. Thaçi se “kjo ide është e Serbisë dhe Rusisë”, ai është përballë me rrebesh akuzash dhe është etiketuar publikisht nga presidenti i Kosovës si “rrenc”, “shpifës”, “mashtrues”, “manipulues” e çka jo tjetër.
Ta shohim si do të veprojë në rastin tuaj!

SHPËRNDAJE