Shfaqje mahnitëse e bashkëshortes së Edi Ramës (Pamje)

Me një pamje fisnike, elegante, aleate e së zezës që, në fakt i shkon shumë dhe me një hap të sigurt pranë një burri të fuqishëm, Linda nuk mund të mungonte dje, në një darkë të veçantë në qytet, në nder të një artisti edhe për të shumë i dashur.

Nuk e kërkon asnjëherë vëmendjen, as me zë, as pa zë, por e rrëmben pa dashur sa herë bëhet fjalë për stilin.

Diku e thjeshtë dhe me klas, diku tjetër moderne – me tendencat që ajo vetë i vendos si muzë frymëzimi jo vetëm për zonjat në moshën e saj, por edhe për vajzat e reja që pëlqejnë të kenë një stil unik.

Në hyrjen ku të ftuarit përshëndeteshin me aktorin, tërhoqi si gjithmonë vëmendjen partnerja e Kryeministrit. Për të lind natyrshëm kureshtja edhe për faktin që ka bërë një zgjedhje për të qenë larg kamerave dhe prozhektorëve duke ruajtur me fanatizëm një profil të ulët publik.

Edhe këtë herë “Lady In Black” i ka fituar të gjitha pikët me kombinimet e pagabueshme të së zezës.

————————————————————————————–
Shikoni si vallëzon çuditshëm Mimoza Kusari në Amerikë

————————————————————————————–

Një fustan i gjatë i zi nuk është vetëm një zgjedhje e sigurt e saj për mbrëmje të tilla, ajo gjithmonë ngacmon me detajet. Në harmoni të plotë me zgjedhjet elegante, qëndrojnë edhe aksesorët, të cilët spikatin si vlerë e shtuar e gardërobës së saj.Po t’ia numërosh në fotot që qarkullojnë online janë gjithmonë shumë të veçantë e me design të pazakontë.

Linda konfirmon edhe një herë tjetër, pa e tepruar dhe pa zhurmë, siç di vetëm ajo, se e zeza me të kuqen e dashurisë brenda, janë gjithmonë një kombinim që godet./Class/

Linda Rama dhe Timo Flloko

SHPËRNDAJE