Shi dhe borë nga nesër

Që nga nesër pritet të fillojnë reshjet e shiut në vendin tonë, ndërsa në vendet kodrinore-malore pritet të ketë edhe reshje të borës gjatë gjithë javës.

Kështu tha për KALLXO.com, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Tahirsylaj tutje tregoi se reshjet e borën ne vendet malore do të jenë më intenzitet të dobët, të cilat do të jenë të paqëndrueshme gjatë javës.

‘Reshjet e shiut dhe borës pritet të ndërpriten të enjtën. Gjatë kësaj jave temperaturat pritet të shkojnë në minus 5 gradë celsius minimale dhe deri në plus 6 grand celcius ato maksimale.

Reshjet e shiut në vendin tonë, sipas Tahirsylës janë të mirëseardhura për shkak të thatësisë, ku si pasojë nuk kanë mundur të kryhen vjeljet vjeshtore dhe lëvrimi i tokës, prandaj sipas tij reshjet e shiut kanë një ndikim pozitiv.

SHPËRNDAJE