Shifra shqetësuese të të vrarëve në Kosovë – Kaq viktima ishin vetëm gjatë këtij viti

Shifrat zyrtare të Policisë së Kosovës, tregojnë për një numër shqetësues të vrasjeve në Kosovë, vetëm gjatë gjashtë-mujorit të parë të këtij viti.

Sipas Policisë së vendit, pjesa e parë e vitit 2019, shënoi hiç më pak se 15 vrasje.

Nga 15 viktimat, tri gra kanë mbetur të vrara dhe 12 persona tjerë të gjinisë mashkullore

Vrasjet kishin ndodhur për motive të ndryshme.

Rasti më i fundit, është vrasja e 6 vjeçarit, që ndodhi sot në Komunën e Deçanit.

Lëndime vdekjeprurëse ka marrë në kokë 6 vjeçari D.Ç nga fshati Berliq i Deçanit.

Sipas dyshimeve të para, vdekja e tij është shkaktuar nga pakujdesia e vëllait të tij 8-vjeçar, i cili kishte shtirë gabimisht ndaj viktimës së mitur.

Megjithatë, vdekjen e të miturit e ka konfirmuar policia dhe prokuroria, trupi i viktimës është dërguar në obduksion- për t’i sqaruar rrethanat e vdekjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë sot detaje për këtë rast.

“Për rastin në fjalë prokurororja ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore ku janë ndërmarrë fillimisht veprimet e nevojshme. Trupi i pajetë i fëmiut me urdhër të prokuororit të shtetit është dërguar për obdukim. Lidhur me rrethanat e këtij rasti jemi në pritje të raportit të autopsisë”, tha Nikçi.

Gazeta Blic

SHPËRNDAJE