Shijojeni edhe këtë të diele, këto janë temperaturat për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me mjegull, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale do të arrijnë në 9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i qetë. Në mëngjes në ultësira parashihet të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës pjesërisht i vranët dhe me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK

SHPËRNDAJE