Shikimi simpatik i Dhuratës, çka po paralajmëron ajo

Suksesi me këngën “Zemër” me Soolking ka bërë që Dhurata të mos lansojë këngë të reja këtë verë, ashtu siç bënte herëve të kaluara

Dhurata Dora shijoi suksesin këtë vit me “Zemër” bashkë me Soolking, një këngë kjo që ka thyer çdo rekord sivjet pasi që ka arritur në më shumë se 330 milionë klikime.

E Dhurata pas kësaj kënge, të cilën e lansoi më 19 prill të këtij viti ishte kryefjala e hiteve për këtë vit nga shqiptarët madje edhe u prodhua nga një produksion kosovar.

E pas kësaj, Dhurata nuk është se ka qenë aktive me këngë të reja.

Tani, ajo duket se është aktivizuar dhe ditëve të fundit ajo ka vazhduar me postime të fotografive në profilin e saj e ku duket se do të sjell diçka të re gjatë këtij viti.

“I kam sytë e mijë te ju”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE