Shikoni se si mashtrojnë marketet kosovare me zbritjet në produkte

Gara në shumë markete kosovare për tërhequr sa më shumë klientë, shpesh herë bëhet edhe përmes ofertave mashtruese.

Mashtrimet bëhen në forma të ndryshme, sidomos me anë të nxjerrjes së produkteve në ofertë, kinse me zbritje.

Një rast të tillë një lexues i Reporterit, e ka vërejtur në marketin ‘Eli-Ab’, dhe atë e ka dokumentuar përmes fotografive të bëra në këtë market.

Ai e ka dërguar një fotografi të tillë në adresën e Gazetës Online Reporteri, dhe ka thënë se ‘ky ishte rasti i tij në marketin Eli-Ab’, e që lë të nënkuptohet se rastet e tilla nuk janë të rralla.

Metoda të tjera të mashtrimeve marketit përdorin edhe duke i zbritur çmimet përmes etiketave në rafte, por jo duke e ndryshuar çmimin edhe te arka.

SHPËRNDAJE