Shikoni si rusi i fshiu 8000 euro në sy të policisë italiane në aeroportin e Romës

Kamerat e sigurisë në aeroportin në Romë para disa muajsh kapën një hajni të pabesueshme e cila ngjau në mes të kontrollit të sigurisë. Megjithatë nuk i eci kjo italianët e arrestuan shpejt.

Policia italiane e publikua këtë xhirim nga aeroporti Fiumicino, ku vërehet se si një burrë vendos dy zarfe me para, 8000 euro gjithsej që i kishte paraqitur sipas rregullit.

Megjithatë, derisa pret të kontrollohet, pas tij shfaqet një udhëtar tjetër i cili e tejkalon rendin dhe kontrollohet para viktimës. Pasi kaloi kontrollin, hajni lehtësisht pa pikë marre kapi dy zarfet e vazhdoi më tej.

Pronari i parave ngriti alarmin thirri sigurimin e filloi të kërkonte paratë. Hajni kishte fshehur paratë në banjë dhe kishte pritur momentin e fundit për t’i marrë e të zhdukej.

Mirëpo policia e kishte arrestuar kur po hynte në aeroplan për të udhëtuar në Rusi, derisa paratë të cialt ishin për shërim i janë kthyer pronarit.

VIDEO

SHPËRNDAJE