Shiu i madh, Policia ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Policia me apel për qytetarët.

Reshjet e vazhdueshme të shiut që po bije në tërë territorin e vendit, po krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht po bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.

Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilentë.

Sipas policisë, kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

SHPËRNDAJE