Shkakton aksident dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Prizren, ku njëri nga pjesmarrësit në aksident është larguar nga vendi i ngjarjes

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Prizren, ku pas hetimeve të bëra nga policia është identifikuar i dyshuari i cili me veturën e tij BMË X5 me targa vendore kishte qenë pjesëmarrës në aksident komunikacioni me lëndime të lehta trupore.

I njëjti pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq me urdhër të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt. /GazetaExpress

SHPËRNDAJE