Shkencëtarët kanë arritur të ngjallin trutë e vdekur, filozofët e etikës paralajmërojnë ferr në Tokë për njerëzit

Një eksperiment shkencor për të ngjallur trutë e vdekur mund të çojë që njerëzit të përjetojnë ‘një fat më të keq se vdekja’, ka paralajmëruar një ligjërues i etikës.

Muajin e kaluar Universiteti i Yale lajmëroi se ka arritur që me sukses të ngjallë trutë e më shumë se 100 derrave të egjër dhe gjetën se qelizat e trurit ishin ende të shëndosha.

Trutë e ngjallur u mbajtën gjallë për mbi 36 orë dhe shkencëtarët thanë se procesi, i cili duhet të funksionojë edhe tek primatët, ofron një mënyrë të re për të studiuar në laborator organet e paprekura.

Edhe pse derrat nuk e kthyen vetëdijen, ekipi pranoi se mund të jetë e mundur të kthehet vetëdija, dhe eksperimentet hapin derën që trutë e njerëzve të mbahen gjallë jashtë trupit

Megjithatë, ligjëruesi i etikës dhe filozofisë nga Nottingham Trent, Benjamin curtis tha se kjo mund të çojë që njerëzit të përjetojnë ferrin.

“Edhe nëse truri juaj i vetëdijshëm do të mbahej gjallë pasi trupi juaj të ketë vdekur, do të te duhej të kalosh të ardhmen tënde si një tru jashtë trupit, i burgosur në një kovë, i burgosur brenda mendjes suaj pa qasje në ndjenjën që na lejon ta perjetojmë dhe të bashkëveprojmë me botën,” tha ai për Conversation. “Në skenarin më të mirë ju do të ishit duke kaluar jetën vetëm me mendimet e juaja që do t’iu bënin shoqëri.”

SHPËRNDAJE