Shkëndija mposhtet thellë prej 6-0 nga Milani (Foto)

Skuadra nga Tetova, Shkëndija është mposhtur bindshëm nga gjiganti italian i futbollit, AC Milan.

Milani fitoi me rezultat të thellë prej 6-0, ndonëse lëshoi edhe shumë mundësi të tjera për ta bërë ende më bindëse fitoren, shkruan Periskopi.

Italianët shënuan nga tre gola në secilën pjesë. Në 45 minutëshin e parë golat u realizuan nga Andre Silva (13′, 28′) dhe Ricardo Montolivo (25′).

Ndërsa edhe në pjesën e dytë milanezët dominuan totalisht ndeshjen, duke shënuar edhe tre gola të tjerë, me anë të Fabio Borini (67′), Luca Antonelli (68′) dhe Ricardo Montolivo (85′).

Në anën tjetër Shkëndija arriti që disa herë t;i afrohet skuadrës së Milanit, por nuk patën mjaftueshëm sa për të shënuar.

Me këtë fitore Milani thuajse është në fazën e grupeve të Europa Ligës, por para kësaj do të zhvillohet edhe ndeshja kthyese pas dy javësh në stadiumin e Shkëndijës, në Tetovë. /Periskopi

SHPËRNDAJE