Shkoi për të vjedhur, hajduti thërret policinë për ndihmë

Një vjedhës i makinave në Norvegji i bëri thirrje policisë për ta shpëtuar pasi ishte mbyllur në një makinë që u përpoq ta vjedhë.

Siç njoftoi policia e Trondheim, një i ri i thirri policinë me telefon celular nga një makinë në të cilën ai ishte “i bllokuar” në një parkim para sallës së makinave, njoftoi AP.

Televizioni norvegjez NRK tha se ishte një djalë 17-vjeçar, i cili më parë ishte i njohur në polici për kundërvajtje.

Tani për tani, nuk dihet pse të gjitha dyert janë bllokuar dhe hajduti i ri mbeti i bllokuar në makinë.

Policia tha në Twitter se dolën në vendin e ngjarjes për të shpëtuar hajdutin dhe “e vunë në paraburgim”./kp

SHPËRNDAJE