Shkoi vera bien dukshëm temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve tempersturat gjate dy diteve te ardhshme do te bien dukshem.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat ditën e enjte do të intensifikohen në gjithë territorin e vendit duke krijuar kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.

SHPËRNDAJE