Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Abedin Rexha” në Turiqec shënoi ditën e shkollës

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Nënkryetari, Nuredin Lushtaku, Drejtori i Arsimit, Bekim Latifi dhe të tjerë.

Me rastin e kremtimit të 93-vjetorit të themelimit të kësaj shkolle për këtë festë kjo shkollë ka organizuar një sërë aktivitetesh promovuese dhe kulturore në shënim të kësaj dite.

Në fjalimet që u mbajtën në këtë ngjarje, ndër të tjera u theksua se kjo shkollë ka fatin të mbaj emrin e njërit prej Komandantëve të shquar siq ishte “Abedin Rexha”. Ku edhe delegacioni nga komuna bëne homazhe para bustit të dëshmorit Abedin Rexha.