Shkrimtari kosovar: Anton Çetta s’ka pasë lidhje me shkencë

Shkrimtari Ag Apolloni ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook ku ka folur mbi debatin e fundit të bërë në lidhje me vendosjen/mosvendosjen e bustit të veprimtarit Anton Çetta pranë Institutit Albanologjik në Prishtinë

Apolloni thotë se Çetta ka qenë një pleqnar i cili ka bërë mbledhjen e përrallave, dhe që ka punuar në Institutin në fjalë, por që nuk e meriton të konsiderohet shkencëtar.

Për këtë arsye, vijon ai, busti nuk meriton të vendoset pranë Institutit Albanologjik por në ndonjë vend tjetër në Prishtinë.

……………………………………………………………………………………………………………..
Video: Ja si e pësoi Ramush Haradinaj në oborrin e familjes Musaj në Strellc

……………………………………………………………………………………………………………..

“Anton Çetta ka marrë rrogë në Institut, por nuk është Vladimir Propp. Ai thjesht ka mbledhur (më shumë ka kompiluar) përralla e anekdota. Më tutje, dorën në zemër, lidhje me shkencë s’ka pasë. “ – shkruan ndër tjerash ai.