Shkruan ideatori dhe organizatori për themelimin Radios “Kosova e Lirë”, Basri Beka: Kështu nisi projekti para 22 vitesh

Sot njëzetedy vite me pare filloi transmetimin i Radios Kosova e Lire, tash pas njëzetedy viteve ndjehem krenar dhe mirë po ashtu kujtojë dhe jam falënderues.

Unë Basri Beka ( Feniksi), isha ideatori dhe realizuesi së bashku me shokët e mije të njësitit ‘’Feniks’’ dhe bashkëluftëtar të tjerë që kontribuan në këtë projekt madhor të UÇK-së.

Ndjehem krenar që si një djalë i ri, pata vizionin bashke me shokët e mije t’i japim luftës çlirimtare zërin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për çlirim.

Ndjehem shumë mire që sot e njëzetedy vite si ideatori dhe drejtuesi i këtij projekti, as edhe njëherë të vetme nuk e përdora dhe as nuk dua ta përdor për të përfituar nga kjo vepër madhore e imja dhe UÇK-se, sepse unë edhe sot pas njëzetedy viteve mendoj se atdheut duhet t’i jepet çdo gjë dhe të mos i merret asgjë.

Po ashtu jam shumë falënderues për ish drejtuesit e UÇK-së, që në atë kohë ata me dhanë mbështetjen e plot për realizimin e këtij projekti të UÇK-së, e që sot padrejtësisht janë të akuzuar nga gjykata speciale në Hage.

Sot në ketë përvjetor të Radio Kosova e Lire, duke mos dashur të i përmend me emër të gjithë ata që i angazhova dhe u angazhuan në jetësimin e kësaj vepre, dua të kujtoj disa nga shokët qe ishin të angazhuar dhe sot nuk janë ne mesin tone : Profesorë, Muhamet Mehmeti, Bedri Rama, Islam Berisha, Sylejman Gashi , nder respekt dhe lavdi për punën e tyre.

Dua ti falënderoj të gjithë ata qe shërbyen në Radion Kosova e Lire si gazetar, spiker, drejtues e teknik edhe pse disa nga këta e përvetësuan, manipuluan dhe e shfrytëzuan për famë ketë medium madhor të UÇK-së.

Me respekt, Basri Beka!