Shkruan Idriz Ismajli: Mbrëmje e paharruar me këngëtarin Shaban Krasniqi

Shkruan: Idriz Ismajli

Para nje jave marr një, ftese nga miku im kengtari i njohur vushtrrias Shaban Krasniqi: “Shkruante me kenaqsi ju ftoj te merrni pjesë bashkë me zonjën tuaj ne Koncertin tim solistik”
Me respekt Shaban Krasniqi”
Në çast sjell ndermend kohen, kur zyret me te, na i ndante vetëm korridori i katit te tretë, te ndërtesës se komunës.

Pastaj ai shkoi me detyrë në Prishtinë dhe komunikimi pastaj mbeten rrjetet sociale si dhe takimet e rastsishme apo me shkas ne ndonji ndeje rasti dhe pikrisht unë ia kushtova, ca vargje modeste si mungesë e takimeve tona.

MIKUT TIM

Sh.K.

Sa rrallë shihemi, sa rrallë
Vetëm ndonjë telefonatë na
sjell afër,
Mungon ajo biseda në koridor
Për artin,poezinë dhe
për këngën!

Ti më ushqeje poezinë
e unë ty këngën!

I kënduam atdheut
E i thurëm poezi
Për brezat që luftuan per brezat
qe po vijnë
Per te gjithë ata qe me nuk jetojnë
Ti ngjallim me kengë gjer
ne përejetsi!
*
….ishin këto, ca nga vargjet qe i kushtova mikut tim Shaban Krasniqi, pasi qe ai kaloi me detyrë në Prishtinë.
Kisha mbajt shenim ishte 8 shkurt 2012, pra pak më shumë se gjashtë vite.

*
E premte 4 maj 2018
Salla e Pallatit te Kulturës ne qyetin e lashtë, te Vushtrrisë ishte mbushur plotë. Koncerti filloi e mbaroi o me duartrokitje o duke kënduar bashkë me këngëtarët.

Sikur kishim nevojë njeherë t’i shijojmë frytet e lirisë. Diçka e bukur. Larg politikes, larg ngulftjes nga debatet shterpë televizive. Larg peeditshmerisë. Një mbrëmje për kënaqsi dhe relaks.

Artisti kishte mbledhur artistët, miqtë e tij kengetarë, si këngetarin me permasa mbarëkombtare e me modesti gjer ne madheshti Hysni Klinaku, ku me “Margjelon” e ngriti Sallen ne këmbë.

Mikun e ti te vjetër Fazli Rashicën, Besim Halitin, ku me këngën per Çerçiz Topullin te “Rrapin ne Mashkullor”, na bëri të ndjehemi se jemi diku ne perlat e Jugut te Shqiptarisë.

Pastaj dueti me bilbilin e Vushtrrisë Lidije Pasoma me këngen e shquar shkodrane “ O ma ke gishtin vasho per unazë”. E ska se si te mos përmendet edhe dueti ne vajzën e tij me te voglën, Arbën simpatike me këngen “Kur perendon dielli” apo siç e njohim “ Po te jemi bashkë te dy”. Se familja Krasniqi është familje artistesh nuk ka dyshim.

Djali i madh Arbëri i posa kthyer nga Nju Jorku i Shteteve te Bashkura te Amerikës na i solli dy kengë me bendin e tij e qe neve na bëri per një moment qe te ndihemi krenar me te ardhnen e artit tonë.

Pastaj sopranoja, qe po i jep emer Vushtrise Elvira Mazhiqi, me Shqiponjë Muhaxherin e aktori Fazli Muharremi e humiristi Ferizi .

Por e gjithë kjo nuk do realizohej pa Orkestren e Pallatit te Kulturës “Hasan Prishtina” ne Vushtrri te drejtuar nga maestrot Driton Verbovci, profesor Nashid Drejta, klarinetisti Emin Ibishi me Driton Halitin e Jusuf Pantinën e qe i dhanë madhshti gjithë mbremjës me nji publik te zgjedhur dhe artdashes ku mori pjese edhe i pari komunës tonë bashkë me zonjën e tij. Me te vërtetë e gjitha kjo na dha kënaqsi për dy ore të tëra, sa qe neve publikut na u duk si dy minuta.

Dhe për fund s’ka se si te mos ndihemi krenar me artistët e qytetit tonë.
Dhe njiherë falminderit miku im.Shaban Krasniqi, per këtë dhuratë. Faleminderit gjithë juve artist e këngetarë qe kontribuat per kete mbremje, kaq te hareshme ne ket fillimmaji.

Faleminderit!

SHPËRNDAJE