Shkuan dhe festuan bashkë në aheng, por kjo që bën në fund i la të gjithë pa mend

Një përleshje ka ndodhur në Klinë.

Katër persona janë prangosur mbrëmjen e djeshme në Klinë, pasi që të njëjtit pas një ahengu familjar ka ardhë deri te një mosmarrëveshje mes tyre ku njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me mjet me gaz në ajër.

Nga njëri person i dyshuari është konfiskuar një mjet me gaz ndërsa nga i dyshuari tjetër një e llojit Zigan me 13 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

SHPËRNDAJE