Shoferi i Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashi përleshen pas debatit në RTK

Para pak minutash ka eskaluar debati mes Melihate Termkollit dhe avokatit Tomë Gashi.

Debati në fjalë ka kaluar edhe në fyerje. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se pas debatit në RTK, avokati Tomë Gashi është përleshur me shoferin e Melihate Tërmkollit.

Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku pritet të dalin në vendin e ngjarjes.