”Shokohet” Isa Mustafa, Haziri paralajmëron ardhjen e një kryetari të ri në LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet që do të mbahen për kryetar të LDK-së

Haziri ka thënë se LDK-së i duhet unitet për ta mbajtur këtë familje të madhe politike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këto zgjedhje duhet të shërbejnë jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i ofruar atyre.

“LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike. Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i ofruar atyre. Zgjedhje, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë, ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut”, ka shkruar ai në Facebook. /ORAinfo/

SHPËRNDAJE