Shokon në gjykatë: U morëm vesh me gruan për prostitucion, kushtet e vështira

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin L.U., shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti dyshohet se e ka detyruar gruan e tij të kryej marrëdhënie seksuale.

Prokuroria pretendon se i dyshuari në ora 4 të mëngjesit me qëllim që të realizoje përfitim, ka shfrytëzuar pozitën e ndejshme, ndaj bashkëshortes së tij nën kërcënimin se do ta vras foshnjën, dhe pas dhunës së vazhdueshme e ka detyruar që të kryej punën e valltares dhe kamerieres, e po ashtu nën kërcenim e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me palë.

Prokurorja Sahide Gashi kërkesën për paraburgimin e të dyshuarit e ka arsyetuar me faktin se i dyshuari është shtetas i Shqipërisë dhe se i njëjti nuk ka adresë të saktë në Kosovë.
“Pasi që i dyshuari nuk ka adresë të saktë e po ashtu është shtetas i Shqipërisë, ekziston rreziku që i njëjti të ikën e po ashtu pasi që viktimën e ka bashkëshorte, prokuroria mendon se me gjendjen e tij në liri dhuna mund të përsëritet dhe se i dyshuari mund të ndikojë në fazën e hetimeve, andaj i propozojmë gjykatës që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit”, tha prokurorja Sahide Gashi.

Ndërsa, kërkesën për paraburgim e kundërshtoj mbrojtësja e të akuzuarit L.U., avokatja Sabrije Abazi.

“Nuk e kundërshtoje aktvendimin për fillimin e hetimeve, por e kundërshtojë propozimin për caktimin e masës së paraburgimit me qenë se të mbrojturit tim ju ka konfiskuar karta e identifikimit dhe nuk do të ketë mundësi të largohet nga Kosova”, tha ajo.

Avokatja Abazi i ka propozuar Gjykatës që t’ia caktojë një masë tjetër alternative për sigurimin e tij.

“Konsiderojë se nuk ka argumente të mjaftueshme të cilat e bëjnë të besueshme deklaratën e bashkëshortes së të mbrojturit tim”, tha ajo.

Ndërsa i dyshuari L.U., tha se nuk e detyroi bashkëshorten të kryej këto punë, por ata ishin marrë vesh për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

“Pajtohem me deklarimin e avokates, dhe sa i përket deklaratës së bashkëshortes time, që ka thanë se e kam detyruar për çdo gjë. Unë nuk e kam detyruar asnjëherë, por kemi ra në dakord me njëri tjetrin që së bashku të punojmë në atë lokal nate si dhe e njëjta t’i punojë ato punë, e gjitha kjo për shkak të fëmijës që e kemi dhe për shkak të kushteve të vështira ekonomike”, tha i dyshuari.

SHPËRNDAJE