SHOKUESE: Deputeti i Vetëvendosjes e quan kurvë motrën e vdekur të dëshmorëve të lirisë (Foto)

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, njihet për vulgaritetin e tij. Ai nuk kursen as ofendimet e rënda ndaj qytetarëve në rrjete sociale sa herë që atij i thonë çfarë nuk i pëlqen t’i kujtohet e t’i përmendet. Një të sharë të tij e ka marrë edhe një qytetar, të cilit ia ka ofenduar nënën e vdekur.

Deputeti Fisnik Ismaili veçohet nga çdo deputet tjetër sepse ai zgjedh që çdo komunikim ta shoqërojë me banalitet. Prej sharjeve të Fisit të VV-së nuk shpëtojnë as qytetarët e thjeshtë edhe nëse kanë komunikim me të në ndonjë koment në rrjetet sociale.

Në një fotografi të publikuar nga Ismaili në Instagram, shihen disa replika mes deputetit dhe një qytetarit, në të cilat ky i fundit ofendohet prej deputetit.

“Ty të mjafton veç ftyrën me ta kqyrë, me e dijtë që e ke pas nanën kurvë, pa mbishkrim hiç”, i ka shkruar deputeti një personi duke e përmendur në koment.

Personi në fjalë i replikon Ismailit, por nuk e fyen atë. I përmend se babai i deputetit të VV-së ka qenë bashkëpunëtor i afërt me regjimin e Millosheviqit.

Krejt në fund, pasi që ia kishte fyer nënën, ai i tregon Ismailit se nëna i kishte vdekur para tre muajsh, por edhe gjatë jetës së saj nuk ishte njohur siç e përshkruan deputeti.

“Sa për nanën tem teme, nana me ka vdeke para 3 muajve dhe të gjithë e kanë njoft e e kanë njoftë si gru burrnore, motër e dëshmorëve Mazrekaj në Deçan”, i ka shkruar ndër të tjerash.

Ky komunikim vjen nga deputeti i zgjedhur që dy mandate. Ismaili në zgjedhjet e 11 qershorit mori 17.017 vota.