Shokuese: Publikohet biseda Millosheviq – Mlladiq, fjalët e tyre do t’iu trondisin!

Ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, i njohur si “kasapi i Ballkanit”, i ishte zotuar ish-komandantit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, se nuk do ta dorëzonte kurrë në Hagë.

Mediat serbe së fundi kanë shpërndare një audio-incizim, që pretendohet se është një bisedë sekrete mes Millosheviqit dhe Mlladiqit, 21 vjet më parë, në maj të vitit 1996, shkruan Gazeta Express.

Millosheviqi që ka vdekur në vitin 2006 në Hagë, pa e marrë dënimin e merituar për krimet në Jugosllavi, gjatë bisedës i thotë tash të dënuarit me burgim të përjetshëm nga i njëjti tribunal, Ratko Mlladiqit, do të ishte turp për kombin në rast se ish-gjenerali serb që urdhëroi masakrën e Srebrenicës do t’i dorëzohej drejtësisë ndërkombëtare.

“Unë kurrë nuk do të lejoj askënd të dorëzojë në Tribunal, për arsye historike dhe politike. Kjo do të ishte turp i madh për kombin tonë”, dëgjohet t’i thotë ndër të tjera Kasapi i Ballkanit, kriminelit Ratko Mlladiq.

Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime të Luftës ka dënuar, javën e kaluar ish-komandantin e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, me burgim të përjetshëm.

Mlladiq u dënua si i përfshirë në kryerjen e gjenocidit, krimeve të luftës dhe për krime kundër njerëzimit në Bosnje.

Ai u dënua edhe për masakrën e Srebrenicës. /GazetaExpress/.

Posted by Zorica Vučić on Tuesday, November 28, 2017

SHPËRNDAJE