Shoqëria civile peticion për përfundimin e autostradës Prishtinë – Mitrovicë

Kryetari Bahtiri sot ne kabinetin e tij ka pritur Florentina Hajdari Hajra  pjesë e OJQ “Mundësia” e cila ishte e shoqëruar edhe nga përfaqësues të organizatës CBM,  “7 Arte”, Qendrës Rinore dhe shoqërisë civile të cilët e njoftuan kryetarin Bahtiri lidhur me një peticion me të cilin do t’i kërkohet Qeverisë që të futet në buxhetin e vitit 2018 përfundimi i pjesës së autostradës ndërmjet Prishtinës e Mitrovicës.

“Duke u nisur nga vështirësitë e qarkullimit  në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë por edhe zhagitjet e vazhdueshme me vite të përfundimit të pjesës së autostradës ndërmjet Prishtinës e Mitrovicës janë ftuar qytetarët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë të nënshkruajnë peticion me të cilin do t’i kërkohet Qeverisë që të futet në buxhet përfundimi i këtij segmenti rrugor gjë që do të krijonte mundësi lëvizje e qarkullimi por edhe ulje të aksidenteve” ka thënë znj.Hajra

Ajo kërkoi nga Komuna E Mitrovicës konkretisht kryetari Bahtiri, organizatat e huaja dhe vendore, qe ta përkrahin ketë iniciative duke angazhuar njerëz qe do te ndihmonin procesin e mbledhjes se nënshkrimeve, dhe njëkohësisht, te përkrahin iniciativën duke mbuluar shpenzimet teknike dhe logjistike.

Kryetari Bahtiri ka përgëzuar qytetarinë aktive të Komunës së Mitrovicës të cilët janë mirë të organizuar që të realizojnë projekte në të mirë të shoqërisë, duke iu ofruar në këtë rast  edhe mbështetje financiare.

“Unë do të jem I pari që do ta nënshkruaj këtë peticion, i cili  është shumë i qëlluar dhe njëkohësisht bëjë thirrje edhe nga të gjithë qytetaret që peticionin në fjalë të mos hezitojë dhe ta nënshkruajnë sepse është në të mirë te tyre, për një  infrastrukturë  moderne duke mundësuar lëvizje e qarkullimi më të mire”, shtoi kryetari Bahtiri

SHPËRNDAJE