Shpejtim Bulliqi kalon në këtë subjekt politik

sh-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Shpejtim Bulliqi, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmin e ka konfirmuar vet lideri i VV-së Albin Kurti.

“Me Avni Deharin dhe Gani Krasniqin, me Martin Berishajn e Glauk Konjufcën, me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, me Liburn Aliun dhe Enver Dugollin, ia uruam mirëseardhjen në VETËVENDOSJE! Prof.Shpejtim Bulliqit. Ishim në Tuz të Malit të Zi, në Logun e Tërgajës te lumi Cem, ku po mbahej festivali tradicional me pjesëmarrjen e mijëra malësorëve vendas e mërgimtarë. Një natë më herët ishim te Prof. Martin Berishaj në darkën e Zojes së Grudës”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, me Bulliqin në Vetëvendosje në qeverisjen e ardhshme kufijtë e shtetit tonë do të jenë të paprekshëm.

“Me Prof. Bulliqin në VETËVENDOSJE! dhe me Lëvizjen në qeverisjen e ardhshme, kufijtë e shtetit tonë do të jenë të paprekshëm”, ka shkruar ai në faqen zyrtare në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

SHPËRNDAJE